Indinjohet Rabiot: Kur shoh disa kandidatë, them se e meritoj më shumë të jem në listën e “Topit të Artë”

0
67

Në një intervistë të dhënë për “L’Equipe”, në të cilën ai u ndal në tema të ndryshme, nga zgjedhja për të qëndruar te Juventus e deri tek fakti se ai është i vetmi lojtar i kombëtares franceze që nuk ka sponsorë, Adrien Rabiot komentoi gjithashtu nominimet për “Topin e Artë”.

Rabiot u shfaq i indinjuar që nuk ishte në listën e “Topit të Artë”, ndërsa thekson se kur sheh disa emra të tjerë aty nuk i besohet.

“Nuk jam indiferent sepse mendoj se kisha një sezon shumë të rëndësishëm në nivel individual dhe sepse duke parë disa lojtarë që janë aty, mendova se nuk ishte logjike. Kushdo që vendos të gjitha këto ndoshta nuk e bën për të gjithë sezonin e lojtarëve e ndonjëherë një ose dy ndeshje të mira në Champions League mund të jenë të mjaftueshme”, deklaroi Rabiot. /Supersport


Top Channel