Apple sot prezanton linjën e iPhone 15 – Telegrafi

0
94

Apple pritet të prezantojë sot linjën e shumëpritur të iPhone 15 në një event të cilin e ka quajtur “Wonderlust”.

Eventi do të fillojë nga ora 19:00 me kohën në Kosovë, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin e saj në YouTube, transmeton Telegrafi.

Gjiganti teknologjik mund të prezantojë edhe ndryshimin më të madh në dizajnin e linjës iPhone në 11 vjetët e fundit.

Me linjën e re të iPhone 15 pritet të vijnë edhe veçori të shumta të cilat janë paralajmëruar me muaj të tërë.

Eventi “Wonderlust” do të mbahet në zyrat qendrore të kompanisë në Cupertino të Kalifornisë. /Telegrafi/