Fero bën lëvizjen e radhës! Ndryshon emrin, tregon si do quhet tani

0
55

Kohët e fundit ish-reperi Fero ka qenë në qendër të vëmendjes, për deklaratat dhe vendimet që ka marrë pasi përfundoi në burg për dhunën në familje.

Pasi doli nga burgu, ai vendosi të hiqte dorë nga muzika dhe të ktheheshe në një besimtar të devotshëm të fesë islame. Ai ka fshirë fotot nga rrjetet sociale dhe i ka kërkuar fansave që mos e dëgjojnë më muzikën e prodhuar prej tij. Gjithashtu Fero është shprehur i penduar për çdo gjë që ka bërë në të kaluarën dhe i ka kërkuar falje të gjithë personave që mund të ketë lënduar.

Tani ka bërë lëvizjen e radhës! Përmes një postimi në Instastory, ai tregon se ka ndryshuar emrin. Që këtej e tutje ai do quhet Khattab dhe jo më Fero.


Top Channel