BE, ndihmë Greqisë! 2,2 miliardë euro për të përballuar përmbytjet

0
60

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në deklaratat e përbashkëta me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis nga Strasburgu, njoftoi se Greqia do të mund të marrë ndihmë prej 2.2 miliardë eurosh nga BE-ja për fatkeqësitë e ditëve të fundit.

Pasi u informua nga Kryeministri grek për situatën që po mbizotëron në Thesali von der Leyen ka deklaruar:

“Europa është pranë njerëzve në nevojë dhe grekëve. Dhe dua që ju të dini se Europa është pranë Greqisë dhe grekëve. Ne jemi një union solidariteti dhe është shumë e rëndësishme që ju jeni sot këtu dhe kemi mundur të takohemi”– tha von der Leyen.

Më pas ajo u zotua se BE do të mobilizojë të gjitha burimet që mundet për të ndihmuar Greqinë të cilat janë përkatësisht:

  • Ndihma financiare evropiane të periudhës së mëparshme nga fondet e kohezionit të BE-së.
  • Ndihma financiare nga Fondi i Mbështetjes Evropiane.
  • Ndihma financiare nga dy fondet evropiane për politikën e përbashkët bujqësore.

Gjithashtu, Ursula von der Leyen premtoi se do të ngrejë në nivelin më të lartë çështjen e financimit të Greqisë me disa burime nga Fondi Europian i Solidaritetit në vlerën e 400 milionë eurove shtesë për vitin 2024,ndërsa njoftoi gjithashtu krijimin e një task- force për krahinën e prekur nga përmbytjet , Thesalinë.

“E di që si në raste të tjera mund të kemi mbështetjen tuaj personale, mbështetjen e BE-së siç ndodhi në kohë të vështira dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe sot”– tha Mitsotakis.

Më herët, Mitsotakis është takuar edhe me presidenten e PE Roberta Mecola, të cilën e ka infirmuar për gjendjen kritike të zonave të përmbytura. Sipas vlerësimeve të fundit mbi 700000 banorë janë prekur nga pasojat e stuhisë Daniel javën e kaluar dhe shumë zona të Thesalisë janë enden nën ujë.

Të paktën 15000 kokë bagëti janë groposur, dëmet në kulturat bujqësore dhe shtëpitë janë kolosale, ka probleme të mëdha me rrjetin e energjisë elektrike dhe ujin e pijshëm, ka ende rrugë nacionale të mbuluara me ujë, mes tyre edhe aksi kryesor Athinë Selanik, ndërsa ka rreziqe të mëdha për përhapjen e epidemive.


Top Channel