Rindërtimi në Vorë/ Kryeministri Edi Rama inspektim në kantierin e ndërtimit të 405 apartamenteve

0
77

Nelson Hysa ngjyros kuqezi mbrëmjen në Leverkusen, boksieri shkodran ruan rekordin perfekt të karrierës me fitoren e 11 si profesionist në po kaq ndeshje, pasi mposhti rivalin argjentinas, Maximiliano Alejandro Sosa, në duelin për titullin botëror të versionit WBC për vendet sllavo-balltike.

Vora, një nga zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i vitit 2019, po përmbyll me sukses, faza të ndryshme të procesit të rindërtimit,  në kantierin e madh të Rilindjes Urbane, ku aktualisht po merr formën e vet përfundimtare një lagje e ndërtuar nga e para, me 405 apartamente, njësi shërbimi në të dyja anët e aksit të ri tregtar, shkolla të reja e hapësira të gjera publike.

Kryeministri Rama vijoi sot inspektimet në Vorë, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Blerim Shera.“Kompleksi këtu është me madhësi rreth 101 apartamente, janë të ndara me 5 komplekse. Tutje kemi shkollën e rindërtuar 9-vjeçare, ndërkohë shkolla e mesme “Isa Boletini’’ është rreth përfundimit dhe besoj se rreth dhjetorit përfundon. Kemi edhe kopshtin publik. Pra janë të gjitha të reja, kopshti, shkolla 9-vjeçare dhe gjimnazi “Isa Boletini”. – shpjegoi kryetari i bashkisë teksa shtoi se “shkolla 9-vjeccare ka dalë model, super e sistemuar, e arreduar 100%.”

Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë deri tani, duke theksuar se falë programit të rindërtimit, tërmeti u kthye në një mundësi për transformim total.


Top Channel