BE beson se Ukraina është një vend ‘shumë i korruptuar’, shkruan ‘Politico’ (fotot)

0
50

Mbizotërimii rryshfetit duket se po pengon tentativën e Kievit për anëtarësim në bllok.

Një diplomat evropian tha dje për rrjetin Politico se korrupsioni i gjerë mund të dëmtojë aspiratat e Ukrainës për anëtarësi në Bashkimin Evropian, duke shtuar se edhe përpjekjet e presidentit Vladimir Zelensky ne dukje për trajtimin e problemit kanë alarmuar zyrtarët evropianë.

Ukraina aplikoi për anëtarësi në BE në shkurt dhe tre muaj më vonë iu dha statusi kandidatit.

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pritet të flasë për cështjen në fjalimin e të mërkurës, ndërsa kreu i Këshillit të BE, Charles Michel është zotuar të pranojë të gjitha vendet kandidate brenda shtatë vjetëve.

Por diplomati i paemëruar evropian tha: “Ukraina është një vend shumë i korruptuar. Ne duam që t’i japim atyre një sinjal pozitiv por disa propozime si shtimi i fuqive të agjencive të inteligjencës kundër korrupsionit, po dërgojnë mesazhe të gabuara”.

Propozimi i ngritur muajin e kaluar nga Zelensky vjen pas një spastrimi arbitrar të zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, teksa u njoftua se shërbimet e sigurisë së Ukrainës (SBU) do të mund të merren me çështjet e korrupsionit, duke reduktuar fuqitë hetuese të agjencive të tjera anti-rryshfet.

Por problemi është se SBU jep llogari vetëm te Zelensky. Përfaqësues të agjencive ukrainase anti-korrupsion thanë më herët për Politico se duke lejuar që këto raste të hetohen vetëm nga SBU atëherë vetëm Zelensky vendos se cilët zyrtarë të korruptuar të hetohen dhe cilët të mbrohen.

Një precedent për këtë, sipas Vitaly Shabunin që ankohej për procedurën, është hetimi i zv. kreut të stafit të Zelensky, Oleg Tatarov, çështja e të cilit papritur u transferua te SBU. “Aty cështja u varros,” thotë Shabunin. “Tani zyra [e Zelensky] kërkon ta kthejë këtë në një praktikë të zakonshme.”

Ukraina renditet si një nga vendet më të korruptuara në botë. Sipas indeksit ‘Transparency International’ në 2022, vendi renditej i 116-ti nga 180.

Përveç korrupsionit debatet e politikave bujqësore për importet e grurit mund të pengojnë  Ukrainën në anëtarësimin e saj, shkruan Politico.