Klopp në krye të listës për përzgjedhës të Gjermanisë, Liverpooli e ka zëvendësuesin gati – Telegrafi

0
76

Jurgen Klopp është ne krye të lisë së Federatës Gjermane të Futbollit për të marrë timonin e kombëtares dhe nëse ai pranon, Liverpooli e ka gati zëvendësuesin e tij.

The Sun shkruan se trajneri që duket se ka profilin ideal për të marrë drejtimin e “The Reds” është ai i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso.

Spanjolli ka të përfshirë një opsion në kontratën e tij me klubin e Bundesligës, i cili i lejon atij të ndërpresë marrëveshjen në çdo moment në rast të një telefonate nga “Anfield Road”.

Klopp në anën tjetër ka kontratë me Liverpool deri në vitin 2026, por mbetet zgjedhja e parë e drejtuesve gjermanë, por për momentin rikthimi i tij në Gjermani duket shumë i pamundur, jo vetëm për arsye ekonomike.

Vetë trajneri gjerman nuk duket i gatshëm të pranojë drejtimin e Gjermanisë, duke u larguar nga Liverpool gjatë sezonit aktual, skuadër të cilën e drejton që nga viti 2015.

Klopp këtë vit me Liverpooli do të provojë të kthehet në Ligën e Kampionëve, pasi mbeti jashtë për këtë sezon./Telegrafi/