Pankarta e romunëve: Kosova është Serbi! Arbitri francez ndërpret ndeshjen

0
47

Kosova luan sonte shansin e fundit për kualifikimin në Euro 2024.

Ndeshja futbollistike midis kombëtares së Rumanisë dhe asaj të Kosovës është ndërprerë në Bukuresht, pas tifozët rumunë shpalosën një pankartë dhe brohoritën “Kosova është Serbi”.

Gjyqtari më pas ka udhëzuar futbollistët e të dyja kombëtare që të kthehen në dhomat e zhveshjes.

UEFA njoftoi në uebsajtin e vet zyrtar se “për shkak të sjelljeve diskriminuese ndeshja u ndërpre deri në njoftimin e radhës”.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 17-të.

Ajo është e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Kosova bën pjesë në Grupin I, ku janë edhe Zvicra, Rumania, Izraeli, Bjellorusia dhe Andorra.

Aktualisht Kosova ka siguruar vetëm katër pikë dhe gjendet e parafundit në tabelën e këtij grupi.


Top Channel