SHPËRNDAJE

Ka kaluar pothuajse një vit që kur Google krijoi Nexus 5, dhe tani flitet se kompania ka në plan të prezantojë modelin e ardhshëm të këtij telefoni në javët në vazhdim. Raportet më të fundit sugjerojnë se pajisja, e quajtur Nexus 6, ka ekran 5.9 inç dhe do të operojë me sistemin e fundit operativ të kompanisë, Android L.

Kjo do të bëjë që pajisja të rivalizojë telefonin inteligjent iPhone 6 Plus me ekran 5.5 inç. Gjithashtu ai do të vendoset në të njëjtin nivel me Samsung Galaxy 4, i cili ka një ekran 5.7 inç. Veçori të tjera të këtij telefoni janë kamera ballore 2 megapikselë, dhe kamera e pasme që mund të shkojë nga 8 megapikselë deri në 13 megapikselë.

Bazuar nga Nexus 5 e vitit të kaluar, mendohet se Nexus 6 mund të kushtojë rreth 400 dollarë. Me këtë çmim, i bie që Nexus 6 të kushtojë sa gjysma e iPhone 6 Plus-it, i cili është 619 paundë. Sa për krahasim, Samsung Galaxy Note 4 kushton 629 paundë në Britani dhe 825 dollarë në SHBA.

Nexus 6 do të ketë procesorin Qualcomm Snapdragon 805, dhe do të vijë me dy versione të ndryshme të hapësirës së brendshme, si me 16GB dhe 32GB. Ky telefon do të hidhet në treg më 1 nëntor.