Humbim dy raste të arta dhe mbesim me një lojtar më pak në fushë, Rumani – Kosovë pa gola pas pjesës së parë – Telegrafi

0
64

Kanë kaluar gati dy orë dhe tani është kryer pjesa e parë mes Rumanisë dhe Kosovë 0-0.

Fillimisht ndeshja u ndërpre në minutën e 18-të për shkak të thirrjeve nacionaliste dhe banderolave të llojit ‘Kosova është serbi’.

Megjithatë pas gati një orësh që gjyqtari i dërgoi futbollistët në zhveshtore ndeshja ka vazhduar.

Kosova ka pasur dy raste të arta për shënim, me Vedat Muriqin që ishte i pafat pasi topi duke shkuar drejt portës nga vija e largoi një mbrojtës rumun.

Një rast të artë e kishte edhe Edon Zhegrova në minutën e 40-të, por që goditja e tij shkoi jashtë portës.

Megjithatë në minutën e 43-të Dardanët kanë mbetur me një futbollist më pak në fushë pasi Vedat Muriqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Kësisoj 45 minutat e para përfunduan baras 0-0. /Telegrafi/