Zhegrova: Duhet të ndryshojnë disa gjëra, le të flas kapiteni – Telegrafi

0
86

Sulmuesi anësor i Kosovës, Edon Zhegrova, ka thënë se duhet të ndryshojnë te Kosova që të kthehet në rrugën e duhur.

Kosova humbi 2-0 ndaj Rumanisë në Bukuresht, ndërsa Zhegrova la të hapur një temë duke thënë se shumë gjëra duhet të rregullohen.

“Kemi pasur shumë gjasa të kualifikohemi me këtë grup që kemi. Duhet të ndryshojmë disa gjëra të brendshme. Nuk do të doja të flas më shumë. Le të flas dikush që është më i vjetër, kapiteni apo ndokush tjetër”.

“Kemi shumë kualitet, shumë potencial. Besoj se jemi shumë më të mirë se përfaqësueset tjera në grup”.

“Kam menduar se pse po ndodhë kjo. Duhet të diskutojmë të gjithë së bashku dhe të kuptojmë”, ka thënë Zhegrova.

Ai ka thënë se lojtarët kanë dhënë maksimumin gjatë tërë grumbullimit. /Telegrafi/