Mot me diell, temperaturat deri në 30 gradë – Telegrafi

0
79

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

Në Prishtinë temperaturat do të jenë nga 17 deri në 30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. /Telegrafi/