Përfundon takimi “kokë me kokë” Putin – Kim! Në fokus konflikti Rusi-Ukrainë

0
58

Përfundojnë bisedimet “kokë me kokë” mes Vladimir Putin dhe Kim Jong Un.

Agjencia ruse e lajmeve RIA tha se Kim është larguar pas samitit, i cili zgjati rreth katër deri në pesë orë.

Në referencë të luftës në Ukrainë, Kim Yong Un i tha Vladimir Putinit se Koreja e Veriut “mbështet” “luftën e tij të shenjtë” për të mbrojtur interesat e sigurisë së Rusisë.

Ai tha se të dy vendet “do të jenë së bashku në luftën kundër imperializmit”.


Top Channel