Ukraina sulm me raketa, godet nëndetësen ruse të luftës

0
59

Një sulm ajror i Kievit gjatë orëve të natës ka lënë të dëmtuara dy anije ruse të “Flotës së Zezë”.

Megjithatë, pala ruse ka pohuar se anijet e dëmtuara në Sevastopol mund të riparohen.

Agjencia shtetërore e lajmeve RIA, duke cituar ministrinë e mbrojtjes, tha se anija zbarkuese dhe nëndetësja do të vazhdojnë shërbimin.

Sulmi në portin në Krimenë e pushtuar nga Rusia mendohet të jetë goditja e parë e Ukrainës kundër një nëndetëse ruse në luftë.

Kjo foto dramatike tregon tymin që buron nga zona pas goditjes.


Top Channel