Kim Yong Un në Rusi! Kina e pa shqetësuar për samitin mes Penianit dhe Moskës

0
65

Kina dëshiron të shihet si “mbështetësi kryesor” i Vladimir Putinit, megjithatë nuk ka gjasa të shqetësohet për samitin mes Kim Jong Un dhe Vladimir Putin këtë të mërkurë.

Ish-ambasadori britanik Sir Peter Westmacott, i tha Sky News se Pekini ka mbajtur lidhje të ngushta me Moskën dhe e konsideron “të dobishme” trazirat e zotit Putin për “të mbajtur të hutuar Amerikën”.

I pyetur nëse Kina do të shqetësohej për takimin midis liderëve rus dhe koreano-verior, ai tha: “Unë nuk mendoj se ka shumë rrezik që Kim Jong Un të zëvendësojë presidentin [kinez] Xi si lojtarin kryesor. Nëse Kina donte që lufta në Ukrainë të merrte fund, ata mund ta bënin këtë – Kim Jong Un nuk mundet. Ai thjesht nuk e ka atë lloj ndikimi.”

Sir Peter beson se nëse “kritikat” me të cilat është përballur Kina lidhur me marrëdhëniet e saj me Moskën do të shtrihen edhe në Korenë e Veriut do të krijohej një situatë “mjaft e volitshme për Pekinin”.


Top Channel