47 vjeçarja vdes gjatë procedurës estetike të ‘dobësimit’, familjarët thonë se u nxit ta kryente pas një ndërhyrjeje të vogël (fotot)

0
40

Policia thotë se janë duke hetuar vdekjen e një gruaje pas përkeqësimit ‘katastrofik’ të gjendjes së saj, dy ditë pasi kreu një procedurë kirurgjikale ‘liposuction’ (të heqjes së dhjamit) në një klinikë në Rusi.

47 vjeçarja Anna Andrea, kishte kryer procedurën e reduktimit të dhjamit në fytyrë, në qafë, në gjinj, në bark e në kofshë, brenda një procedure të vetme.

Kirurgia e njohur plastike ruse Maria Burlova, drejtuese e klinikës Abriell, kreu operacionin në Shën Petersburg, por tashmë përballet me burg.

Bashkëshorti dhe e bija e të ndjerës nuk dinin gjë kur gruaja fatkeqe u dërgua me urgjencë në spital pas komplikacioneve që krijoi dy ditë pas operacionit.

Ajo besohet se pësoi një atak kardiak prej ënjtjeve të shumta trupore.

Bija e saj e tronditur Kira Fedora tha se nëna kishte planifikuar vetëm një ndërhyrje të vogël në fytyrë.

“Ajo foli vetëm me mua për procedurën, si dhe me disa shoqe dhe me babain”, thotë bija e tronditur duke shtuar se ishte nxitur vazhdimisht nga doktorët për të kryer procedurën jo vetëm në fytyrën e saj por në të gjithë trupin.

Pasi kreu ndërhyrjet ‘liposuction’, gruaja kishte komunikuar me familjen, por gjendja e saj ishte përkeqësuar dhe komunikimet ndaluan.

“Kemi ngritur një padi kundër klinikës”, shtonte e bija e të ndjerës, ndërsa klinika dhe Dr Burlova nuk kanë komentuar mbi cështjen.

Një reklamë video tregon për shërbimet që kryhen në klinikë, ku thuhet se janë “lider në tregun rus për operacionet plastike të bukurisë”.

“Rinim i të gjithë trupit e fytyrës me një herë të vetme, me një operacion”, thuhet në reklamën e tyre.

Akuzat e shërbimeve mjekësore pa standarte sigurie ose vdekje nga neglizhenca, marrin një dënim maksimal prej gjashtë vjet burg në Rusi.


Top Channel