Lukaku: Për fëmijët dhe nënën time bëj çdo gjë, te partnerja nuk shikoj trupin, por trurin

0
70

Sulmuesi i Romës, Romelu Lukaku, ka folur si rrallëherë për jetën e tij private nga grumbullimi me Belgjikën.

Lukaku deklaroi se kur bëhet fjalë për fëmijët dhe për nënën e tij është i gatshëm për gjithçka.

“Unë bëj gjithçka për fëmijët e mi dhe nënën time. Nëse duhet të bëhet diçka për ta, ne do ta bëjmë menjëherë. Nuk kam humbur asnjë ditë të parë të shkollës për djalin tim të madh. Edhe kur isha jashtë vendit dhe duhej të stërvitesha. Në stërvitjen e tij të parë të futbollit isha gjithmonë aty. Ose edhe për mamin, nëse ajo nuk ndihet mirë ose nëse dëshiron diçka, atëherë unë do të jem aty menjëherë. Ata janë gjithmonë aty për mua, kështu që ka kuptim që edhe unë të jem gjithmonë pranë tyre”, tha ai.

Ndërsa sa i përket partneres, sulmuesi i Romës u shpreh se për të nuk ka rëndësi pamja, por truri.

“Një trup fantastik nuk ka shumë rëndësi për mua. Unë jam më i interesuar për atë që ke në kokë. Sidomos kur rriteni dhe keni fëmijë, filloni të mendoni më shumë. Vetëm një grua që arrin të më stimulojë intelektualisht ka një shans me mua”, përfundon ai.


Top Channel