Mashtruesi hyn i veshur me qese mbeturinash në Javën e Modës në New York, askush e nuk vë re derisa ndërhyn siguria (foto-video)

0
71

Java e Modës në New York thuhet se është ‘në kulmin e saj’, ndërsa dje një nga kostumet mori më shumë vëmendje nga të tjerat, por jo për arsyet e duhura.

Pamje qesharake janë shpërndarë në rrjet të momenteve kur një mashtrues nisi të kalonte pasarelën i veshur me një qese të bardhë mbeturinash por askush nuk duket se e vuri re, derisa shprehja e tij e fytyrës e tradhtoi dhe siguria ndërhyri për ta kapur.

Personi çapkën mbante në kokë një veshje dushi, pandallona të shkurtra dhe trupin e zhveshur e mbulonte vetëm me qesen transparente, çka duket se plotësonte kriteret e veshjeve në sfilatë.

Qesja dukej ose si nga ato të mbeturinave ose si një mushama për kohë me shi, por sigurisht që kombinimi e la gjurmën e tij, shkruanin me ironi mediat.

Dhe në fakt ai u prit me duartrokitje si të gjithë modelet e tjera, por teksa i afrohej fundit të pasarelës një oficer sigurie nisi ta ndjekë dhe pasi e kapi e tërhoqi jashtë duke lënë audiencën të habitur.

Video e shpërndarë në rrjetet sociale mori shikime dhe ‘vlerësime’ të panumërta.

Dikush shkruante me ironi: “Këto pasarela bëhen gjithnjë e më mbeturina nga viti në vit.”

Dikush tjetër ishte gënjyer edhe ai nga i paftuari: “Unë besoja se ishte ndonjë tendencë e re.”

Pas postimit të video disa përdorues sugjeronin se ishte në fakt një shakaxhi i rrjetit YouTube i quajtur Fred Beyer.

Beyer poston shumë video të tilla në kanalin e tij me 300,000 ndjekës.


Top Channel