Inside Story/ Qytetares i bllokojnë pronat me vlerë miliona euro pas mashtrimit me kontratën e një huaje minore

0
66

Për këtë kontratë në 2011 del një vendim që mban datën 8 korrik dhe një titull ekzekutimi që mban datën 11 nëntor.

Përmbaruesi shtetëror vuri në sekuestrim tre prona që e tejkalonin vlerën e borxhit. Prona e parë mbi 63 mijë metra katror, prona e dytë mbi 22 mijë metra katror dhe prona e tretë ishte 1500 metra katror tokë dhe 98 metra katror shtëpi.

“Për këtë kontratë noteriale ai bëri dy tituj ekzekutiv. Një bëri kontratën dhe një vendimin e gjyqit. Sesi e manipuloi gjykatën ne nuk e dimë. Gjykata e shkallës së parë e prishi sepse nuk mund të dalin dy tituj ekzekutiv për një kontratë. Dhe gjykata e apelit la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë por pavërësisht kësaj ai vazhdoi me ekzekutimin e titujve. Të gjitha pronat në sekuestro”, u shpreh denoncuesja, Afërdita Qesaraku.

Në atë kohë përmbaruesi bëri vlerësimin e pronës së parë në shumën e 57.5 milionë lekë të reja, ose rreth 500 mijë euro me kursin e kohës. Ndërkohë që në ankandin e parë u vlerësua me 46 milionë lekë të reja. Kështu për të paguar detyrimin në vlerën 7.8 milionë lekë të reja që siç treguam ishte dyfishuar përmes mashtrimit, ata nxorrën në shitje pronën e tretë. Pra, 1500 metra tokë dhe një shtëpi 98 metra katrorë. Ata gjetën blersin i cili këroi të blinte pronën dhe të paguante shumën tek përmbaruesi, por pa rezultat. Blerësi u largua nga prona pasi kreditori Sokol Kucana nuk lejoi zhbllokimin e pronës.

“Na erdhi një blerës dhe e lamë që do ta shisnim pronën për 230 mijë euro. Përmbaruesi shtetëror kishte sekuestruar tre prona por na tha që vetëm njërin do të nxirrte në shitje. Bëri vlerësimin diku te 585 milionë do heqim detyrimin tha dhe leket e tjera do ju kthehen. Por kreditori nuk pranoi ai donte të gjithë pronën, përmbaruesi shtetëror hoqi dorë tha nuk merrem unë me këto gjëra.Ndërroi tre përmbarues dhe kushërirën e vetë dhe as ajo nuk pranoi e la çështjen”, u shpreh denoncuesja.


Top Channel