Vathi hedh poshtë statistikat e turizmit: Vizitorët po numërohen 2 herë, emigrantët s’janë turistë

0
72

Besnik Vathi, anëtar i bordit ATOA ka hedhur poshtë statistikat e turizmit të bëra publike nga Ministria e Turizmit apo INSTAT.

I ftuar mbrëmjen e sotme në Top Story për “boom-in” turistik këtë sezon veror, Vathi u shpreh skeptik për shifrat duke thënë se jo çdo person që futet në Shqipëri është vizitor.

Ai tha se ka shumë persona që futen për të punuar, për ekskursione, emigrantë, apo tranzit të cilët nuk mund të numërohen për turistë.

“Kam shqetësim saktësinë statistikore. Nëse flasim për shira, kjo rritje ka fituar si puna e këmishës që kur e mbërthen gabimisht, ashtu do vazhdojë. Jo çdo person i huaj që futet në kufi është vizitor i huaj. Ai përjashtohet nëse punon në Shqipëri. Në këtë shifër a ka të huaj që punojnë në Shqipëri. Janë qindra mijëra turq që punojnë në Shqipëri. Vizitorët ndahen në ekskursionist apo turist. Duhet të përjashtojmë udhëtarët tranzit, ne jemi urë tranziti për mijëra qytetarë të Kosovës. Janë numëruar dy herë, duhet ti përjashtojmë udhëtarët tranzit. Duhet të përjashtojmë ekskursionistët, ata që kalojën vetëm për vizitë në Shqipëri. Janë kroçeret, janë ekskursionet që vijnë nga Saranda që bëjnë vizitën në Butrint. Turistët kur kthehen i numërojnë për së dytë. A ka statistika të sakta? Marrim pushtimin Italian, a kemi ne emigrant që rrinë në Itali që kanë pasaportë italiane. Patjetër që kanë ardhur në Shqipëri, 100 mijë prej tyre nëse vijnë dy herë ja u bënë 200 mijë. Duhet parë origjina, aftësia paguese, sa shpenzojnë, sa netë qëndrojnë. Duhet bërë strategji e saktë. Nëse themi se ka pasur turistë italianë shumë, ka pasur, por mesa di turistët polakë duhet të qëndrojë në vendin e parë si nacional të huaj. Nëse duhet të ndërtojmë politika duhet të përcaktojmë ku do promovojmë, si do promovojmë.”- u shpreh Vathi në Top Story.

 


Top Channel