Kurti dhe Vuçiq takohen sot në Bruksel – Telegrafi

0
59

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq takohen sot në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ditë më parë Bashkimi Evropian ka publikuar agjendën e takimeve të së enjtes në Bruksel.

BE njofton se Përfaqësuesi për Politikë të Jashtme, Josep Borrell do t’i nisë takimet me liderët në ora 09:00, ndërkaq do të pasojë një takim i përbashkët trepalësh.

Siç është bërë e ditur se takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale, gjersa pas përfundimit të takimeve do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë.