Kurti: S’mund të ketë kompromis që Asociacioni të dalë para 39 marrëveshjeve tjera si “qerrja para kuajve” – Telegrafi

0
46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se takimi në Bruksel s’ka pasur asnjë rezultat për shkak të kushtëzimit të Serbisë për themelimin e Asociacionit.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk ka mundur të ketë kompromis në Bruksel.

Ai thotë se nuk mund të pranohet propozimi i Serbisë për të filluar me Asociacionin e më pas me pikat tjera.

“Nuk jemi në prillin e vitit 2013. Kjo nuk është marrëveshja e vitit 2013”.

“Nuk mund nga 39 marrëveshje të përzgjidhet vetëm njëra dhe të vendoset si qerrja para kuajve”, ka deklaruar Kurti.