Çudit katër herë kampioni i botës, gati të rikthehet në Formula 1

0
45

Sebastian Vettel nuk e përjashton një rikthim të mundshëm në Formula 1, pasi përfundoi karrierën e tij në fund të sezonit 2022 pas një periudhe në Aston Martin.

“Nuk mund të them jo… Mendoj se po të pyesje të gjithë pilotët që përfunduan karrierën e tyre, ndoshta disa prej tyre do të kishin thënë jo. Të tjerë thoshin “nuk e di”, por në fund u kthyen të gjithë. Nuk mund ta përjashtoj atë hipotezë”, ka theksuar Vettel për Sky Sports.

Kujtojmë se emra si Alain Prost, Niki Lauda, ​​Nigel Mansell, Kimi Raikkonen dhe Alonso u rikthyen në F1 pas një pauze.

Në moshën 36-vjeçare, Vettel, katër herë kampion bote dhe fitues i 53 Grand Prix, është më i ri se Fernando Alonso (42 vjeç), piloti aktual më me përvojë në F1.

Së fundmi, Vettel mori pjesë në një demonstrim me një makinë Red Bull, në qarkun Nordschleife, në Gjermani, së bashku me David Coulthard.


Top Channel