Përplasja e fortë e Zhejit me Kason: Pse tallesh me publikun, i ke parë provat që ka SPAK?

0
40

Analisti Artur Zheji dhe Ivi Kaso janë përfshirë në debat këtë të enjte në “Top Story” për çështjen e Fredi Berlerit.

Zhaji: Nëse BKH dhe SPAK-u materialet e policisë do t’i konsideronte skadente, të pacilësishme, tendencioze nuk mund ti linte mënjanë?

Kaso: Nuk ia kanë çuar, ka lëviz në boshllëk. Çfarë bën policia? Kryen veprime hetimore të pautorizuara dhe shkon tek Prokuroria e Vlorës, regjistron një procedim penal në kundërshtim me ligjin për shit- blerje votash ndaj disa shtetasve të tjerë që dyshohet se blinin vota jo për Belerin, vë nën hetim këta shtetas dhe nuk zbulon asgjë. Befas del një i penduar, një dëshmitar i cili ende nuk është bërë publik, por që flitet se cili është, thotë se Fredi Beleri më ka thënë të gjej shtetas që t’u ofroj para për të blerë vota, për këtë arsye. Do ishte shumë bukur dhe shumë normal veç se legjislacioni penal ndalon rastet e kryerjes së veprimeve të stimuluara që ofrohen vetë. Ai është vetë ofruar dhe pavarësisht se del që është kryer operacioni me polic të inflitruar, është kryer me persona të vetë ofruar. Unë kam parë dosjen.

Zheji: SPAK-u e ka parë dosjen?

Kaso: Unë nuk e di po flas ça kam parë unë.


Top Channel