Operacioni “Kanuni”/ Punësoi vrasës për t’u hakmarrë për vdekjen e vëllait, 5 arrestime mes Italisë dhe Shqipërisë

0
59

Pesë arrestime mes Italisë dhe Shqipërisë janë kryer në kuadër të Operacionit “Kanuni”.

Në dritën e parë të agimit të së premtes së 15 shtatorit, në provincën e Pizës dhe në Shqipëri, karabinierët e komandës provinciale të Pizës, nëpërmjet kanalit ndërkombëtar të bashkëpunimit Eurojust dhe me magjistratin italian ndërlidhës në Shqipëri, kanë ekzekutuar urdhër arreste me kërkesë të prokurorisë së Pizës, për 5 shtetas, nga të cilët 3 me kombësi italiane dhe 2 shqiptarë, të akuzuar në cilësi të ndryshme, për vrasjen me paramendim të një shtetasi shqiptar, të kryer më 18 gusht 2022, në Castelnuovo Val di Cecina.

Operacioni i quajtur “Kanuni” është rezultat i një pune intensive hetimore, të zhvilluar nga Karabinierët e njësisë hetimore të Pizës dhe të koordinuar nga Prokuroria e cila ka zbardhur vrasjen e një 36-vjeçari shqiptar në gusht të vitit të kaluar.

Makina ku u vra shqiptari në Pisa më 18 gusht 2022. (Foto: Tommaso Gasperini/ Fotocronache Germogli)

Hetimet nxorën në dritë se ai është vrarë për gjakmarrje pasi 8 vite më parë kishte vrarë të vëllain e porositësit të vrasjes, tashmë i arrestuar.

Për vrasjen viktima kishte kryer burg në Shqipëri por ishte liruar dhe ishte vendosur në Italia nga frika e gjakmarrjes.


Top Channel