Deputetja e VV-së: Atë që e ka refuzuar Kurti nuk po e tregon as Borrell e as Lajçak – Telegrafi

0
47

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka thënë se ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, po tregohen të njëanshëm në këtë proces.

Sipas saj, të njëjtit nuk po e tregojnë saktë atë që e ka refuzuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e së enjtes në Bruksel.

Kryeziu ka thënë se Kurti ka refuzuar kushtëzimin i cili rrjedh nga dëshira e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kryeministri Kurti ka refuzuar kushtëzimin që i është vënë që mbi të gjitha të diskutohet për Asociacionin dhe asgjë tjetër sepse ashtu ka dashur Vuçiq” ka thënë deputetja e VV-së.

“Ajo çka kemi parë dje është që Lajçak është shndërruar le të themi në prijës të kërkesave të Vuçiqit në kuadër të tavolinës së diskutimin, ndërkohë që ai është vetëm ndërmjetësues i procesit, i cili do të duhej të ndihmonte palët të gjenin gjuhë të përbashkët”, ka shtuar Kryeziu.