Kanabisi lulëzonte në Velipojë! Pezullohen katër punonjës policie, asgjësohen mbi dhjetë mijë bimë

0
66

Mbi dhjetë bimë kanabis janë gjetur në Velipojë, ndërsa janë pezulluar nga detyra katër punonjës policie.

Për “shpërdorim detyre”, është pezulluar Pal Prendi, shef i Stacionit të Policisë Velipojë, njëkohësisht përgjegjës për monitorimin e zonës; Ardian Çuli, specialist i njësisë “Shqiponja”, përgjegjës i zonës për kontrollin e territorit nga DVP Shkodër; Admir Xhaka, specialist për hetimin e krimeve në zonën ku u gjetën bimët narkotike dhe Arben Tahiraj, ndihmës/specialist në zonën ku u gjetën bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe ato të Stacionit të Policisë Velipojë, pas informacionit të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në territorin e njësisë administrative Velipojë.

Ndërkohë, 10.920 bimët e dyshuara cannabis sativa janë asgjësuar nëpërmjet djegies. Ndërkohë, për ngjarjen ka nisur hetimi dhe pritet të dalin përgjegjësit e tjerë, lidhur më këtë rast.


Top Channel