Autobus i Trafikut Urban parkohet në hapësirën për persona me nevoja të veçanta – Telegrafi

0
43

Ndërmarrja publike “Prishtina Parking” ka njoftuar se ka gjobitur një autobus të Trafikut Urban, pasi është parkuar në hapësirën për personat me nevoja të veçanta.

Në njoftimin për media thuhet se parkimi në hapësirat e dizajnuara për personat me nevoja të veçanta nga ata që nuk i takojnë kësaj kategorie, gjithmonë pasohet me gjobë.

“Respektoni shenjat e parkimit në Kryeqytet për të evituar gjobat. Respektoni kategoritë me nevoja të veçanta”, thuhet në apelin e tyre.