Polonia ndalon hyrjen e makinave të regjistruara në Rusi

0
52

Polonia nga e diela do të ndalojë hyrjen e makinave të pasagjerëve të regjistruar në Rusi.

Ministri i Brendshëm, Mariusz Kaminski tha se masa ishte një tjetër sanksion kundër Rusisë për “luftën e saj brutale”, raportoi agjencia polake e lajmeve PAP.

“Shteti rus sot përbën një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare,” tha ai.

Kamionët e regjistruar në Rusi tashmë janë të ndaluar të hyjnë në Poloni.


Top Channel