Trepça dhe Peja luajnë finalen e Superkupës së Kosovës – cila do ta nis me trofe sezonin e ri – Telegrafi

0
54

Ka ardhur në fund edicioni i ri i Superkupës së Kosovës në basketboll.

Pas një jave maratonike, dy skuadrat e fundit që kanë mbetur në garë për ta fituar trofeun e çmuar janë Trepça dhe Peja që do të përballen në finalen e madhe në Suharekë.

Në fakt finalja e Superkupës është e njëjtë me finalen e ‘Play-Off’-it pasi këto dy skuadra luftuan edhe për titullin e kampionit deri në fund.

Mitrovicasit eliminuan Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, kurse pejanët mundën Proton Cable Prizrenin dhe Golden Eagle Yllin.

‘Xehetarët’ janë fitues të Kupës, kurse verdhezinjtë janë kampionë të Kosovës.

Finalja e madhe zhvillohet në Suharekë ku pritet një spektakël i vërtetë basketbolli me fillim nga ora 17:00. /Telegrafi/