Zjarr në Kapalicarsi, kulmi i tregut në Stamboll përfshihet nga flaka – Telegrafi

0
52

Ekipet turke të zjarrfikësve kanë arritur natën vonë të lokalizojnë zjarrin që shpërtheu në tregun e madh të Stambollit i njohur si Kapalicarsi, një prej tregjeve më të mëdha dhe më të vjetra të mbuluara në botë.

Ueb-faqja Crisis 24 raporton se autoritetet turke dërguan një numër të madh të zjarrfikësve në vendin ku kishte shpërthyer zjarri, pasi ishte raportuar se zjarri po dilte nga një kulm i një objekti, transmeton Telegrafi.

Raportohet se zjarri nga tregu ka mundur të shihet nga pjesë të ndryshme të Stambollit.

E autoritetet kanë konfirmuar se përpjekjet që zjarri të shuhet plotësisht dhe të vihet nën kontroll situata, ka zgjatur deri rreth orës 23:00.

Deri më tani nuk është bërë i ditur shkaku që çoi deri te shpërthimi i këtij zjarri, që fatmirësisht nuk pati viktima. /Telegrafi/