SHPËRNDAJE

Një studim i fundit evropian tregoi se jetesa në rrugë me shumë trafik ose pranë një aeroporti rrit me 20-25% rrezikun e infarkteve ose goditjeve në tru.
Trafiku i mjeteve sot është më i zhurmshëm krahasuar me disa dekada më parë dhe po shtohen gjithnjë e më shumë kërkimet që tregojnë se zhurmat e shumta Zhurma shkaktojnë stres dhe sëmundje të lidhura me të si sëmundjet e zemrës dhe problemet me gjumin, shpjegon Tor Kihlman, koordinator në Institutin Ndërkombëtar të Kontrollit të Zhumave.

Zhurma

Një studim i fundit evropian tregoi se jetesa në rrugë me shumë trafik ose pranë një aeroporti rrit me 20-25% rrezikun e infarkteve ose goditjeve në tru, ndërsa dy kërkime italiane shpjeguan se “të ekspozohesh në zhurma mbi 65 decibel, në një zonë me shumë trafik, rrit mundësinë e çrregullimeve mendore. I njëjti nivel zhurmash dyfishon rrezikun për t’u prekur nga hipertensioni”.

Çrregullimet e gjumit bëjnë dëm dhe si rrjedhojë nuk është e rastësishme që nga BE-ja janë dhënë direktiva për të monitoruar zhurmat. Por, siç thotë Xhuzepe La Torre, dekan në Universitetin e Romës, legjislacioni për të mbrojtur qytetarët është i pamjaftueshëm.