SHPËRNDAJE

Duket se shkencëtarët kanë zbuluar përbërësin sekret që sjell rënien në peshë. Me anë të këtij përbërësi, kërkuesit shpresojnë të ulin numrin e obezëve në Britani, i cili është gjithnjë e në rritje.

Shkencëtarët në Imperial College London dhe Universiteti i Glasgow, kanë realizuar testimet e para tek njerëzit, rezultatet e të cilave tregojnë se ky përbërës ndalon shtimin në peshë.

Mbipesha

Sipas kërkuesve, sekreti qëndron tek përmbajtja e tij me propanoate, që stimulon çlirimin e hormoneve që ndikojnë tek truri për të ulur urinë. Propanoate prodhohet në mënyrë natyrale nga ushqimet me fibra. Ingredienti i ri i quajtur inulin–propionate ester (IPE), ofron më shumë propanoate nga ç’marrin njerëzit në një dietë normale.