SHPËRNDAJE

Këto kile të padëshirueshme do të jenë të lidhura me shfaqjen e një enzime e cila ndikon në prodhimin e qelizave të yndyrshme.
Kilet që kemi tendencë ti marrim ne gjatë menopauzës do të jenë të lidhura me shfaqjën e një enzime , e cila ndodhet vetëm tek femrat.
Studiuesit e Ohio State University në Amerike mendojnë se kanë gjetur shpjegimin e shtimit në peshë, sidomos tek femrat në monopauzë. Këto kile të padëshirueshme do të jenë të lidhura me shfaqjen e një enzime e cila ndikon në prodhimin e qelizave të yndyrshme. Një enzimë aktiviteti i të cilës rritet tek femrat në menopauzë.
Shkëncëtaret e kanë bërë këtë zbulim duke bërë një eksperiment tek kavjet laboratorike. Gjatë kohës që ato janë vënë në diete, kavjet femra kanë shtuar më shumë peshë sesa kavjet meshkuj. Ky ndryshim shpjegohet nga prezenca e e enzimës “Aldh1a1”, e cila ndodhet gjithashtu dhe tek njerëzit.
Studiuesit kanë vënë re që kavjet femra që ishin gjenetikisht të modifikuara në mënyrë që të mos kishin atë enzimë specifike mbeten të dobëta.
Shtimi në peshe: funksioni barrierë i estrogjeneve
Gjithashtu është shfaqur që në kontakt me disa estrogjene, hormoni femërorë , aktiviteti i enzimës duket i eliminuar. Kjo do të thotë që femrat e reja që përmbajnë nivel të lartë te estrogjenëve do të jenë të mbrojtura kundër efekteve të padëshirueshme të enzimës.
Në të kundërt , pas menopauzës , si nivelet e estrogjeneve reduktohen, aktiviteti i enzimës rritet, duke ekspozuar femrat ndaj ngritjes në peshë.