Sonte përfundon afati i aplikimit për subvencionim të sistemit diellor të ngrohjes së ujit – Telegrafi

0
74

Sonte përfundon afati i aplikimit për subvencionim të sistemit diellor të ngrohjes së ujit

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se sonte në orën 23:59 përfundon afati i aplikimit për fazën e parë të subvencionimit për sistemin diellor të ngrohjes së ujit sanitar.

Sipas njoftimit të ME-së, pas kualifikimit me sukses në fazën e parë, do të kontaktoheni dhe procesi do të vazhdojë deri më datën 17 nëntor me fazën e dytë, të subvencionimit për sistemin diellor të ngrohjes së ujit sanitar.

”Ju falënderojmë për përfshirjen dhe bashkëpunimin tuaj në këtë nismë të rëndësishme. Linku për aplikim për subvencionim të sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar: https://ekosova.rks-gov.net/468 “, thuhet në njoftim.