Përmbysja e radhës, Reali rikthehet në vendin e parë

0
47

Reali i Madridi triumfoi 2-1 ndaj Real Sociedad, duke rimarrë vendin e parë në La Liga.

Pesë ndeshje dhe 15 pikë të plota për skuadrën e Carlo Ancelottit, që regjistroi një tjetër sukses me përmbysje në kryeqytet.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e ekipit bask, që gjeti shpejt golin me anë të Ander Barrenetxea. Gjithsesi, Reali reagoi në të dytën.

Dhe siguroi tri pikë fantastike falë golave të Federico Valverdes dhe Joselut. Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Fran Garcia, autori i dy asisteve./ Super Sport


Top Channel