Manchester United në kolaps total, Eriksen: Na duhet pak fat që të kalojmë këtë krizë

0
41

Manchester United duket se është në një kolaps të vërtetë, qoftë në rezultate, por edhe në situatën brenda në klub, siç është marrëdhënia e tensionuar mes trajnerit Ten Hag dhe sulmuesit Jadon Sancho apo rasti i Antony që ka probleme me drejtësinë.

Së fundmi “Djajtë e Kuq” u mundën nga Brighton në kampionat, gjë që shkaktoi protesta në radhët e tifozëve.

Pas ndeshjes, mesfushori Christian Eriksen analizoi me hidhërim situatën dhe u përpoq të shpjegonte arsyet e vështirësive të skuadrës.

“Është një humbje e rëndë, duhet të analizojmë veten. Kemi ndryshuar disa gjëra, por jemi të zhgënjyer”-tha ai për mediet britanike.

Më tej lojtari danez shtoi se skuadrës së tyre u duhet pak fat që të kalojnë momentin ku ndodhen.

“Na mungojnë gjërat e vogla, pak fat. Ne kemi nevojë për këtë për të kapërcyer krizën”-deklaroi Eriksen.


Top Channel