Dëshiron të jetë banor i “Big Brother VIP 3”? Tiri Gjoci: Kam aspekte që njerëzit nuk ia kanë idenë

0
50

Këngëtari i njohur Tiri Gjoci gjatë një interviste në “Wake Up”, ka treguar interesin për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother Vip”.

Sipas tij, ai është një person që i ka qejf garat dhe ka shumë për të dhënë. Ai e tha qartë se e dëshiron si eksperiencë dhe do që të jetë një ndër banorët e “BBV3”.

Tiri Gjoci: Me thënë të drejtën kam shumë qejf më tepër si eksperiencë. Unë jam tip që nuk i kam shumë qejf vendet e mbyllura dhe më duket si një sfidë me veten. Plus jam një tip që e kam shumë qejf garën. Në momentin që futem në garë, ndryshoj dhe luftoj goxha.

Enxhi Nasufi: Çfarë mendon se do i jepje “Big Brother” ?

Tiri Gjoci: E  para e punës, besoj se kam goxha për të dhënë. Votoni Tiri Gjocin sepse nuk do ju zhgënjejë kurrë! Kam aspekte të tjera që njerëzit nuk ia kanë absolutisht idenë. Tirin e njohin si një njeri serioz, që është mendjemadh, nuk e di pse. Në rast se do futem atje, jam i sigurt që do jetë komplet e kundërta.


Top Channel