Rinisin kontaktet mes dy vendeve/ Ministri i Jashtëm grek pritet të takohet me homologun shqiptar Igli Hasani

0
35

Ministri i Jashtëm grek Jorgos Gjerapetritis pritet të takohet me homologun shqiptar Igli Hasani në New York. Lajmi bëhet publik prej burimeve diplomatike të Top Channel në ministrinë e Jashtme Greke.

Sipas burimeve, të dy ministrat po rakordojnë detajet e fundit të takimit të tyre të parë që prej emërimit të tyre në krye të dikastereve përkatëse dhe ftohjes së marrëdhënieve dypalëshe në maj të këtij viti, pas arrestimit të Fredi Bejlerit.

Përveç çështjes Beleri, të dy ministrat do të kenë në fokusin e takimit të tyre edhe çështjet e tjera mes dy vendeve ku censusi i regjistrimit të popullsisë do jetë në krye të agjendës, por pa lënë jashtë saj edhe problemet e tjera në këto marrëdhënie.

Zoti Gjerapetritis pritet të vizitoje Shqipërinë në 6 tetor në kuadër të Samitit të Ministrave të Jashtëm të nismës së Berlinit, ndërsa agjenda diplomatike mes Greqisë dhe Shqipërisë pritet të kulmojë me një takim mes kryeministrave Grekë dhe Shqiptarë në Asamblenë e OKB dhe ardhjen e zotit Mitsotakis në Tiranë në datën 16 tetor në takimin e liderëve të nismës së Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë, ftesë të cilën kryeministri Grek ka pranuar por ende nuk e ka konfirmuar me siguri.

Në gusht të këtij viti, Kyriakos Mitsotaqis nuk ftoi homologun e tij Edi Rama në një darkë me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në shenjë pakënaqësie të Athinës zyrtare për arrestimin e Fredi Belerit.


Top Channel