Atlanta goditet nga moti i ligë, shoferi ngec brenda veturës nga niveli i ujit – policët i dalin në ndihmë – Telegrafi

0
92

Atlanta në SHBA është goditur nga moti i ligë, ku si pasojë e reshjeve të dendura ka pasur përmbytje në shumë zona.

Një person që ishte në veturën e tij kishte ngecur brenda, për shkak të nivelit të ujit nga përmbytjet, transmeton Telegrafi.

Ishte patrulla e policisë që rastisi dhe i doli në ndihmë qytetarit që kishte ngecur në veturë, dhe për ta nxjerrë u detyruan të thyejnë xhamin.

Shpëtimi ndodhi në rrugën Peachtree në afërsi të shtabit të departamentit të emergjencave.

Niveli i ujit ishte aq i madh, sa që personi që kishte ngecur në veturë nuk mund të hapte derën. E po të mos ishin policët, ai sigurisht se do ta pësonte keq. /Telegrafi/