Ahmetaj ankimon nga arratia kontrollin e banesës së partneres në Hamallaj: Është i papajtueshëm me ligjin

0
44

Ish-zëvëndëskryeministri Arben Ahmetaj ka ankimuar nga arratia kontrollin e banesës së partneres në Hamallaj.

Ai e ka cilësuar këtë veprim si anti-kushtetues, pasi sipas tij këto kontrolle janë në papajtueshmëri me ligjin pasi nuk ishin të autorizuara nga Kuvendi.

Ankimimin në Gjykatë Kushtetuese e kanë bërë avokatët e Ahmetajt, të cilët kanë renditur katër pika, ku shpjegohen arsyet përse ky kontroll është i paligjshëm.

Ngjarja më e bujshme e kësaj vere ishte ‘goditja’ ndaj ish-krahut të djathë të Ramës, Arben Ahmetajt. Pasi aprovoi vendosjen e sekuestros së pasurisë, gjyqtari Erion Bani i tha “PO” masës së sigurisë, arrest me burg ndaj ish zyrtarit të lartë. Ai është tashmë nën hetim për tre inceneratorët e Elbasanit, Fierit e Tiranës siç deklaron SPAK. Ahmetaj është i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndodhet jashtë Shqipërisë.


Top Channel