Kontrabandë mallrash në Tiranë! Vihen në pranga dy punonjës të një poste private, administratori në kërkim

0
40

Dy punonjës të një poste private në Tiranë janë vënë në pranga dhe administratori është shpallur në kërkim për kontrabandim të mallrave.

Si rezultat i operacionit të koduar “Delivery 2”, janë arrestuar shtetasit Xh. Z., 28 vjeç dhe F. B., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe është shpallur në kërkim shtetasi L. S., 30 vjeç, administrator i kësaj poste.

Në rrugën “5 Maji”, gjatë kontrollit të magazinave të postës private me administrator shtetasin L. S., janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 204 pako me mallra të ndryshme me vlerë rreth 15 000 euro, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Top Channel