Tragjedia e tregut në Ukrainë është shkaktuar nga raketa ‘jashtë kontrolli’ e ushtrisë vendase, shkruan NYT (fotot)

0
44

Prova të mbledhura nga e përditshmja amerikane New York Times sugjeronin sot se Rusia nuk është përgjegjëse për sulmin e përgjakshëm.

Një goditje rakete që përfshiu një treg të mbushur me njerëz në qytetin juglindor ukrainas Kostiantynivka, ku u vranë 17 civilë në fillim të muajit, mund të jetë shkaktuar nga një raketë ‘jashtë kontrolli’ e lëshuar nga Ukrainë, shkruante New York Times.

32 njerëz të tjerë u plagosën në incidentin e 6 shtatorit nga raketa që ra në tregun rreth 15 km larg frontit lindor të luftës në Donetsk, duke shkaktuar numrin më të madh të vdekjeve në një incident të vetëm.

Video të pasojave tregonin zjarret në ndërtesat e shkatërruara dhe ushtarë që mbanin trupat e viktimave në vendngjarje. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, disa orë më vonë akuzoi Rusinë si përgjegjëse për sulmin.

Por provat e analizuara tashmë nga mediat sugjerojnë se sulmi erdhi nga një “raketë e forcave ajrore ukrainase, e lëshuar nga sistemi Buk” që “kishte humbur objektivin e saj dhe goditi në qendër të Kostiantynivka”.

“Fragmente të raketës dhe imazhet satelitore e dëshmitë e njerëzve prezentë, sugjerojnë se goditja katastrofike erdhi si rezultat i një rakete jashtë kontrolli të sistemeve ukrainase të mbrojtjes”, shkruante sot New York Times.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin se “raketa fluturoi drejt Kostiantynivka nga territoret në kontroll të Ukrainës, dhe jo nga ato të linjave ruse të ushtrisë”, shtohej më tej.

Aty shtohej se nga zhurma e raketës vrasëse që afrohej, të paktën katër kalimtarë kthejnë kokën njëkohësisht nga zhurma e mjetit fluturues në ardhje, që vinte nga perëndimi, ku kontrollon ushtria e Ukrainës.

Gazeta publikonte gjithashtu një video ku disa momente para shpërthimit të raketës shihet reflektimi saj, duke u afruar nga veriperëndimi.

New York Times shtonte se dy ekspertë ushtarakë eksplozivësh thanë se fragmentet e raketës përputheshin me modelin 9M38, që lëshohet nga sistemi ish-sovjetik Buk që përdoret nga Ukraina, dhe jo sistemet ruse S-300.

Ta shtonin se raketat si ajo që shkaktoi tragjedinë në Kostiantynivka mund të humbasin kursit e tyre prej keqfunksionimit apo dëmtimit.

New York Times citonte gjithashtu prova se disa minuta par goditjes, ushtria e Ukrainës kishte kryer dy lëshime raketash tokë-ajër nga baza në Druzhkivka, 16km në veriperëndim të Kostiantynivka.

E përditshmja britanike The Guardian tha se nuk mund të verifikonte raportimet por shërbimet e inteligjencës së Ukrainës SBU, thanë se po hetonin incidentin, që më parë quanin “krim lufte të kryer nga Rusia”.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova, pretendonte se raketa ishte lëshuar nga forcat ukrainase. “Edhe nëse nuk është bërë qëllimisht, kjo tregon qartë nevojën e demilitarizimit të regjimit të Kievit”, ha ajo.

Më 15 nëntor 2022, një raketë goditi fshatin kufitar polak Przewodów, duke vrarë dy njerëz. Ukraina tha se nuk ishte dyshime se raketa ishte lëshuar nga Rusia, por hetimet e autoriteteve polake zbuluan se vinte nga mbrojtja anti-ajrore ukrainase, e cila “ra fatkeqësisht në territorin polak”.

Prej nisjes së sulmit rus ndaj Ukrainës qindra ndërtesa rezidenciale, spitale e shkolla janë goditur nga artileria dhe mijëra njerëz të pafajshëm kanë humbur jetën.


Top Channel