Plzen – Ballkani, UEFA cakton gjyqtarët e ndeshjes – Telegrafi

0
44

Ballkani do ta nis aventurën në grupet e Ligës së Konferencës në udhëtim te Viktoria Plzen.

Dueli mes Plzen dhe Ballkanit në Doosan Arena do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 21:00.

Tanimë shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë duel.

Polaku Damian Sylwestrzak do të jetë gjyqtari kryesor bashkë me asistentët e tij Bartosz Heinig dhe Adam Karasewicz ndërsa Wojciech Myc është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

Në dhomën e VAR-it do të jetë Pawel Malec, bashkë me asistentin e tij, Tomasz Musial.

Ballkani bën pjesë në Grupin C të Ligës së Konferencës, së bashku me Viktoria Plzen, Dinamo Zagreb dhe Astanën. /Telegrafi/