Rritet numri i infektimeve me COVID-19 në Gjermani, pas nuk mbetet as Franca

0
59

Gjermania po përballet me një numër në rritje të infektimeve me COVID-19, përpara nisjes së temperaturave të ulëta dhe dimrit të acartë.

Edhe pse vala e re pritej pak javë më vonë, gjermanët kanë paraqitur shenja të cilat janë shoqëruar me testimet përkatëse dhe zyrtarizmin e infektimit.

Autoritetet mjekësore kanë raportuar se kanë vënë re një rritje të infeksioneve të frymëmarrjes, një prej tyre virusi i COVID. Ndër të tjera u paralajmërua se numri pritet të shtohet, sidomos me ardhjen sezonit vjeshtë-dimër.

Ndërkohë As Franca nuk mbetet pas me numrin e infektimeve krahasuar me verën, pasi ka pasur një rritje. Në farmaci francezët kanë nisur të shtojnë kërkesat për testet që tregojnë nëse janë të infektuar me COVID ose jo.

Qindra persona i drejtohen qendrave të testimit, kryesisht farmacive, për të marrë përgjigje në lidhje me mbartjen e virusit në trupin e tyre. Simptomat që u shfaqen të cilat shpesh janë të ngjashme me të gripit, i bëjnë dyshues francezët, të cilët më pas marrin hapat e nevojshme.

 


Top Channel