U kap duke transportuar me kamionçinë dru të prerë pa leje, nën hetim 27-vjeçari nga Burreli

0
40

Një 27-vjeçar nga Burreli është nën hetim pasi u kap duke transportuar me kamionçinë dru të prerë pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, evidentuan dhe goditën një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Si rezultat u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A.M., 27 vjeç, banues në Burrel”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në fshatin Zenisht, duke transportuar  5m³ lëndë drusore. Sasia e lëndës drusore bashkë me automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.


Top Channel