Janë bashkë apo të ndarë? Arbër Çepani tregon të vërtetën për lidhjen me Arnitën

0
32

Moderatori dhe sipërmarrësi i njohur Arbër Çepani ishte sot i ftuar në programin “Në Shtëpinë Tonë”.

Gjatë intervistës me moderatorët Alban Musa dhe Julka Gramo, Arbri foli për shumë aspekte të jetës së tij, nga pushimet, puna, biznesi, pjesëmarrjet në programe televizive, kuzhina etj.

Por, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen është fakti se për herë të parë, Arbri u përgjigj mbi spekulimet që së fundmi kanë qarkulluar në rrjet për një ndarje të mundshme mes tij dhe Arnitës.

Arbri mohoi lajmet, duke thënë se kanë qenë gjithmonë bashkë dhe janë shumë të lumtur krah njëri-tjetrit. Mesa duket, ai do të jetë edhe mbështetësi i saj më i madh në “Dancing With the Stars”.


Top Channel