SHPËRNDAJE

Ashtu sikundër qarkullonin thashethemet kohët e fundit, Cameron Diaz më në fund është martuar. Teksa pak javë më parë ajo është parë me një unazë fejese, tashmë çdo gjë është konkretizuar.

CameronDiaz

Aktorja Cameron Diaz, 42 vjeç, është martuar mbrëmjen e djeshme me Benji Madden, 35 vjeç. Dasmën e kanë realizuar në oborrin e rezidencës së Cameron Diaz në Beverly Hills, ku gjithçka ishte dekoruar me kujdes dhe e mbuluar me një çadër të bardhë në pjesën e pasme të rezidencës.