Takimi me Osmanin, Lajçak: Patëm bisedë të detajuar dhe të dobishme – Telegrafi

0
60

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak janë takuar në New York, gjersa kanë biseduar për zhvillimet e fundit dhe dialogun.

Lajçak në një postim në X theksoi se ka pasur bisedë të detajuar dhe të dobishme me presidenten e Kosovës.

“Patëm një bisedë të detajuar dhe të dobishme me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për situatën në dialog dhe rrugën përpara në avancimin e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të raporteve. Ramë dakord të vazhdojmë diskutimin tonë”, shkruan Lajçak.

Ndërkaq, mbrëmë presidentja Osmani në një postim në X tha se suksesi i dialogut është i lidhur me zbatimin e balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si dhe heqjen e masave të BE-së që po prekin qytetarët tanë.

Osmani, e cila po qëndron në New York, ku po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka takuar edhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. /Telegrafi/