Pamjet/ Flakët dogjën katin e 10-të të pallatit pranë stacionit të trenit në Durrës

0
41

Flakët kanë përfshirë katin e 10- të të një pallati në lagjen nr 4 të Durrësit në orët e vona të natës së shkuar.

Sikurse duket nga pamjet, flakët kanë shkrumbuar plotësisht katin e 10-të të ndërtesës duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz pasi banorët u evakuuan menjëherë sapo ra zjarri rreth orës 23:30.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Ky është rasti i dytë që një pallat përfshihet nga flakët brenda pak ditësh. Një pallat, po në katin e 10-të u përfshi nga flakët në Tiranë duke shkrumbuar disa apartamente.